EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!
Vetëm pesë ditë pas operacionit të bujshëm në Sarandë ku u godit një grup i armatosur që dyshohej se po përgatiste një atentat të porositur, Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar. Tre prej tyre janë liruar me masë më lehtësuese, arrest shtëpiak, pasi nuk janë siguruar prova shtesë për implikim. Vetëm dy u mbajtën në paraburgim me masën “arrest me burg”. Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Alfred Kajën dhe Sidorel Morisenin, ndërsa për Vitrin Hoxhën, Franko Bobjan dhe Vionis Pokën caktoi masën “arrest në shtëpi”. Ata u kapën mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë, në posedim të armëve të zjarrit dhe dyshohet se ishin përgatitur për vrasje. Para gjyqtarit...
Burimi:
javanews.al