Rama: Forcimi i kapitalit njerëzor, përcaktues për suksesin e ekonomisë shqiptare në dekadën e ardhshme
Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e arsimit profesional për përgatitjet e specialistëve që kërkon ekonomia e re. Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama u ndal te rëndësia e kapitalit njerëzor si përcaktues edhe i një pjese të mirë të suksesit të ekonomisë shqiptare në dekadën e ardhshme. “Sot Shqipëria nuk ka më për problemin e mungesës së investimeve. Përkundrazi, sot Shqipëria përballet me gjithmonë e më shumë investime dhe gjithmonë e më shumë nevojë për specialistë, teknikë, profesionistë të kualifikuar, sepse këto investime kërkojnë kapital njerëzor të kualifikuar nga turizmi i nivelit të lartë, energjia, teknologjia, industria përpunuese, logjistika apo shërbimet e tjera bashkëkohore”, shtoi Rama. Kërkesa për fuqi të kualifikuar, sipas tij, “rritet me ritme shumë më të shpejta sesa oferta”. “Pikërisht për...
Burimi:
kohajone.com