Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro
Qeveria ka reduktuar fondet e parashikuara për zhvillimin rural dhe mbështetjen e fermerëve, ndërkohë që ka shtuar me 7.5 miliardë lekë, ose rreth 75 milionë euro, buxhetin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Sipas të dhënave nga rishikimi i buxhetit, fondi për programin e zhvillimit rural dhe mbështetjen e prodhimit bujqësor, blegtoral, agroindustrisë dhe marketingut është ulur me 113.7 milionë lekë gati 1,5 milionë euro. Financimi i programit është reduktuar nga rreth 7.69 miliardë lekë, që ishte parashikuar në buxhetin fillestar, në rreth 7.58 miliardë lekë pas ndryshimeve. Në terma përqindjeje, shkurtimi arrin në 1.5%. Programi përfshin politikat dhe masat që synojnë mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve, zhvillimin e industrisë agropërpunuese, rritjen e prodhimit vendas dhe përmirësimin e tregtimit të produkteve bujqësore. Ndonëse ulja është relativisht...
Burimi:
javanews.al