Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Nga 1 korriku, të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme që duan të marrin kredi për të rritur sipërmarrjet e tyre mund të aplikojnë pranë bankave të nivelit të dytë. Ministrja për Sipërmarrjen shpjegon kushtet që ofrohen për kreditimin, bazuar në programin “Dyfisho ndërmarrjen tënde”. “Bizneset do të financohen me normë interesi nga 2 deri në 3 përqind. Bizneset të informohen mbi potencialet që kanë programet, që të rrisim produktivitetin, që të rrisim eksportet dhe me qëllim aksesi në tregun europian. Qeveria do të vijojë të mbështesë bizneset”. Një tjetër institucion i ri bankar, Banka Shqiptare e Zhvillimit, do të ndihmojë për kreditimin e ndërmarrjeve të mesme, por edhe sektorë si bujqësia, agro-përpunimi, banesat sociale dhe projektet që lidhen me eficiencën e energjisë. “Ky institucion...