Qeveria “hap derën” për diasporën, taksa më të ulëta dhe lehtësi për investime
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit synohet të kenë një rol më aktiv në zhvillimin e vendit përmes Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2026–2030, e cila është hedhur për konsultim publik. Dokumenti e konsideron diasporën një partner strategjik të shtetit, duke synuar që kontributi i saj të mos kufizohet vetëm te remitancat, por të shtrihet edhe në investime, sipërmarrje, transferim njohurish dhe pjesëmarrje në jetën publike. Një nga shtyllat kryesore të strategjisë është angazhimi financiar, profesional dhe intelektual të diasporës për zhvillimin ekonomik të vendit. Konkretisht parashikohet një mjedis më i favorshëm për investitorët shqiptarë jashtë vendit përmes lehtësive fiskale, partneriteteve ndërmjet sektorit publik dhe privat dhe mekanizmave të rinj mbështetës. Sipas planit të veprimit, Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e...
Burimi:
sot.com.al