Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Raportet gjinore në tregun shqiptar të punës vijojnë të tregojnë diferenca të forta mes grave dhe burrave, pavarësisht ndryshimeve që po kalon ekonomia shqiptare. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se shkalla e përgjithshme e punësimit në vend është 58 për qind, ndërsa papunësia rezulton në 8.4 për qind. Megjithatë, pjesëmarrja e grave në tregun e punës mbetet dukshëm më e ulët krahasuar me burrat. Sipas të dhënave, një pjesë e madhe e grave vazhdojnë të mbeten jashtë tregut aktiv të punës për shkak të barrës së kujdesit familjar, si dhe punësimit informal, sidomos në zonat rurale. Në shumë raste, gratë angazhohen në punë të papaguara familjare, kryesisht në sektorët e ekonomisë rurale, duke mos reflektuar realisht kontributin e tyre ekonomik. Ndërkohë, zgjerimi i...
Burimi:
javanews.al