Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madhe e burimeve financiare përdoret ende për sigurimin e ushqimit. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, Shqipëria vijon të ketë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë, duke lënë pas jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe të gjitha ekonomitë e tjera të rajonit. Statistikat tregojnë se shpenzimet nominale për ushqime në Shqipëri arritën në vitin 2025 në 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.5% një vit më parë. Kjo do të thotë se një vlerë e barabartë me rreth një të pestën e prodhimit vjetor të ekonomisë shqiptare përdoret për blerjen e ushqimeve....
Burimi:
javanews.al