Projektligji/ Hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Projektligji/ Hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur një projektligj të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, që do të përafrojë plotësisht legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian (BE). Ligji i ri do të sjellë ndryshime shumë të rëndësishme, por megjithatë shumica e tyre do të hyjnë në fuqi vetëm pas anëtarësimit të plotë në BE. Projektligji parashikon rritjen, në mënyrë thelbësore, të limitit të përgjegjësisë ose vlerën limit që kompanitë duhet paguajnë për ngjarje sigurimi dhe person të dëmtuar. Kufiri minimal i përgjegjësisë, që do të mbulohet nga kontrata e sigurimit nuk mund të jetë më i ulët se 6.45 milionë euro (ose vlera ekuivalente në Lek), për çdo aksident, pavarësisht numrit të palëve të dëmtuara ose 1.3 milionë euro (ose...