Prodhimi vendas po shtohet, në tregun e Lushnjës perimet dhe frutat e stinës po tregtohen më lirë në këtë periudhë
Tregu i shumicës së frutave dhe perimeve në Lushnjë, i njohur si nyja kryesore e furnizimit për të gjithë Shqipërinë, po përballet me luhatje të ndjeshme të çmimeve në këtë prag sezoni. Ndërsa prodhimet e bollshme të fushës së Myzeqesë po tregtohen me vlera mjaft të ulëta që favorizojnë blerësit, por rëndojnë fermerët, produktet e importit kanë shënuar rritje. Sipas një vëzhgimi në terren, rritja e temperaturave dhe hyrja në sezon e prodhimit vendas ka sjellë ulje të çmimit për disa nga kulturat kryesore. Domatja dhe sallatori kanë pësuar ulje të ndjeshme këtë periudhë, duke u tregtuar në shumicë me vetëm 30 lekë për kilogram. Me çmime të ulëta dhe relativisht të stabilizuara paraqiten edhe produktet e tjera bazë të shportës, ku qepa shitet me...
Burimi:
top-channel.tv