Pogradeci mikpret takimin kombëtar të gastronomisë: “Bukë, Kripë e Zemër, Ujë, Vaj Ulliri dhe Buzëqeshje”, një simbol i mikpritjes shqiptare
Nga Elda Keçi Novelli Shoqata e Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit liqenor të Pogradecit, organizoi dje, më 25 korrik 2026, një takim të veçantë kombëtar të ndërthurur me degustim, duke sjellë në vëmendje vlerat më të larta të mikpritjes, kulinarisë dhe traditës shqiptare. Ky aktivitet vjen si pjesë e nismës kombëtare për promovimin e turizmit dhe gastronomisë autentike shqiptare në pikat më strategjike të vendit.Në qendër të këtij takimi ishte prezantimi i nismës simbolike të mikpritjes, e cila bazohet në moton: “Bukë, Kripë e Zemër, Ujë, Vaj Ulliri dhe Buzëqeshje”. Ky gjest, i kthyer tashmë në një standard për strukturat anëtare të shoqatës, synon që çdo vizitor dhe turist të pritet me produktet bazë të tokës shqiptare dhe me bujarinë...
Burimi:
kohajone.com