Përkeqësimi i fortë i klimës së biznesit/ Indeksi i Dhomës Amerikane shënon rënien më të madhe historike
Klima e biznesit rezulton që të jetë përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Indeksi i Biznesit i Dhomës Amerikane (AmCham) për vitin 2025, i sapopublikuar, ka shënuar një rënie të fortë në raport me vitin e mëparshëm, ku ndikimin kryesor e ka dhënë klima e brendshme politike, infrastruktura, performanca e ekonomisë, burokracia e qeverisë, dhe korrupsioni. Sipas të dhënave të publikimit, Indeksi i Biznesit të AmCham për vitin 2025 arriti në 40.34 pikë nga 100 të mundshme, duke shënuar një rënie prej 6.13 pikësh krahasuar me vlerën 46.47 që ishte në vitin 2024. “Treguesit sinjalizojnë një përkeqësim sistemik të integritetit të tregut në Shqipëri, me disa prej komponentëve kyç që kanë shënuar rënien më të fortë krahasuar me vitin 2024. Ndër treguesit më problematikë rezultojnë...
Burimi:
syri.net