Përbindëshi ‘Albanian Digital Solution’/ Ja skema e simotrës së AKSHI-t, plot 345 punonjës me paga marramendëse

Përbindëshi ‘Albanian Digital Solution’/ Ja skema e simotrës së AKSHI-t, plot 345 punonjës me paga marramendëse

  Pas vendimit për krijimin e shoqërisë së re aksionare shtetërore “Albanian Digital Solution” (ADS), e cila ka marrë tashmë një kapital fillestar prej 700 milionë lekësh nga buxheti i shtetit, zbardhet edhe struktura e plotë organizative e këtij entiteti të ri publik. Me një organikë të projektuar prej 345 punonjësish, kjo kompani simotër e AKSHI-t pritet të ketë një peshë financiare të konsiderueshme mbi buxhetin e shtetit, për shkak të premtimit publik për të aplikuar paga mjaft të larta, konkurruese me sektorin privat, me qëllim thithjen e ekspertëve më të mirë të tregut të teknologjisë. -Dokumenti zyrtar tregon një strukturë piramidale ku në krye qëndron Asambleja e Përgjithshme, e ndjekur nga Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori (i cili drejton edhe një Kabinet të dedikuar dhe...