Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve, nënçmohet 31.4% nga 2015-a

Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve, nënçmohet 31.4% nga 2015-a

Kursi i këmbimit të lekut me euron ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme, duke zbritur për herë të parë në histori poshtë nivelit të 94 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 93.88 lekë, me një nënçmim prej 0.19 lekë, në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo është rënia më e madhe ditore e këtij viti. Në krahasim me fillimin e këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me 3%, ose gati me 3 lekë. Mesatarisht, për periudhën 3 janar deri në 3 korrik, një euro është këmbyer mesatarisht me 95.8 lekë, përkundrejt 97.8 lekë, që ishte mesatarja e 2025-s. Në krahasim me mesataren e vitit 2015, kur këmbehej me 139.7 lekë, euro ka...