Paratë mblidhen por mbeten pa u shpenzuar, 210 milionë euro investime s’u kryen në 4 muaj
Paratë po hyjnë në arkën e shtetit, por nuk po dalin me të njëjtin ritëm për ekonominë. Prej vitesh, financat publike në Shqipëri po përballen me të njëjtin paradoks: të ardhurat realizohen, ndërsa shpenzimet mbeten pas planit. Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave vetëm në katërmujorin e parë të këtij viti nuk janë shpenzuar 210 milionë euro të parashikuara për tu harxhuar në këtë periudhë. Në total nga janari deri në prill u shpenzuan 2 miliardë e 232 milionë euro, duke treguar vështirësinë e institucioneve për të realizuar sidomos investimet. Problemi bëhet më i dukshëm është te investimet publike. Shpenzimet kapitale, të konsideruara si motori i zhvillimit ekonomik përmes investimeve në infrastrukturë, shërbime dhe projekte strategjike, jo vetëm që nuk arritën planin, por...
Burimi:
sot.com.al