Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’

Në absurditetin e radhës, autoriteti publik në Shqipëri po i ngarkon shqiptarëve një taksë të re private, kësaj here, për llogari të industrisë bankare, pa marrë parasysh detyrimin logjik, pra rregullimin e tregut dhe të kostove të këtij shërbimi. Por ndërsa bizneset duket se po hasin vështirësi që të bërtasin dhe të dëgjohen për padrejtësinë që po u bëhet, edhe shumë qytetarë duket se janë të pavetëdijshëm për kostot dhe rreziqet që mbart imponimi i interesit privat të bankave përmes autoritetit publik. Nga Gjergj Erebara - BIRN  Mbi njëzet e pesë vjet vjet të shkuara, autori i këtyre radhëve takoi një vajzë, punonjëse në një nga bankat shqiptare, e diplomuar për ekonomi, por me një detyrë shumë specifike. Në vend që të merrej me dokumentet...