Objektivat e reformave, Tatimet auditim 129 individëve

Objektivat e reformave, Tatimet auditim 129 individëve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se po vijon zbatimin e reformave për forcimin e kontrollit tatimor dhe rritjen e eficiencës së administrimit fiskal. Sipas DPT-së, në kuadër të objektivit të përcaktuar në Axhendën e Reformave (RGF) për auditimin e 200 individëve deri në fund të vitit 2026, deri më 30 qershor janë kontrolluar 129 individë. Nga këto kontrolle janë evidentuar rreth “770 mijë euro gjetje të konstatuara, ndërsa gjatë vitit 2026 kanë nisur 144 kontrolle të reja, të bazuara në analizën e riskut dhe përdorimin e të dhënave nga palët e treta”. DPT nënvizoi se administrata Tatimore vijon zbatimin e reformave për një administrim tatimor më modern, më efikas dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.