Norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet në 51,37%

Norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet në 51,37%

Banka e Shqipërisë ka vijuar lehtësimin e kostos së huamarrjes për kreditë e vogla konsumatore, duke ulur sërish normën efektive maksimale të interesit (NEI) për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2026. Sipas vendimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, për kreditë konsumatore me vlerë deri në 200 mijë lekë, norma efektive maksimale e interesit është përcaktuar në 51,37%, nga 54,8% në gjashtëmujorin e parë të vitit dhe 62,2% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Banka e Shqipërisë ka përcaktuar gjithashtu që për overdraftet deri në 200 mijë lekë, norma efektive maksimale e interesit të ulet në 18,07%, nga 18,27% në gjashtëmujorin e parë të vitit. Për kreditë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, tavani i interesit është rritur në 37,4%,...