Nis falja me kusht e detyrimeve tatimore, ja afatet dhe përfitimet për bizneset

Nis falja me kusht e detyrimeve tatimore, ja afatet dhe përfitimet për bizneset

Administrata Tatimore njofton se, nga data 10.06.2026, kanë filluar pagesat për përfitimin nga falja me kusht e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave, sipas ligjit nr. 86/2025. Për periudhën 2015–2019 përfitohet fshirje e 50% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026. Për periudhën 2015–2019 përfitohet fshirje e 25% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026. Për periudhën 2020–2024 përfitohet fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse paguhet 100% e detyrimit principal nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026. Tatimet njoftojnë bizneset të verifikojnë situatën në e-Filing dhe kryeni pagesat brenda afateve për të përfituar nga lehtësitë...