Nga Shkupi 1924 te Shkupi 2026: Triumfi i gjeografisë mbi hegjemoninë

Nga Shkupi 1924 te Shkupi 2026: Triumfi i gjeografisë mbi hegjemoninë

Për afro dy mijë vjet, qytete si Shkupi, Manastiri, Ohri, Dibra, Prizreni, Korça dhe Durrësi kanë funksionuar brenda të njëjtës hapësirë ekonomike dhe komunikimi. Tregtia, kultura dhe politika janë zhvilluar mbi bazën e kësaj rruge natyrore (Via Egnatia) që lidhte Adriatikun me brendësinë e Ballkanit. Nëse Beteja e Kumanovës e vitit 1912 shënoi fillimin e epokës së mureve, Marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999 nisi procesin e rrënimit të tyre. Përfundimi i Korridorit VIII pritet të përfaqësojë rikthimin përfundimtar të një rendi historik që për dy mijë vjet ka garantuar zhvillim ekonomik, shkëmbim kulturor dhe stabilitet relativ në këtë pjesë të Evropës.  Nga Prof.dr Skender Asani Në historinë e popujve ekzistojnë ngjarje që, ndonëse në pamje të parë ndahen nga dekada apo shekuj, në thelb...