Nga kuponi te pajisjet fiskale, do fshihen gjobat e vendosura automatikisht deri më 31 dhjetor 2024
Me zbatimin e ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, bizneset, përveç faljes së gjobave për deklarim të vonuar, do të përfitojnë edhe falje të gjobave për një sërë shkeljesh të tjera administrative të vendosura automatikisht deri më 31 dhjetor 2024. Përfaqësues të Administratës Tatimore, gjatë një takimi me bizneset, kanë sqaruar se ligji për faljen e detyrimeve do të fshijë një sërë gjobash të vendosura automatikisht deri më 31 dhjetor 2024, si ato për pajisjet fiskale, moslëshimin e kuponit tatimor, mosdeklarimet në afat, si edhe gjobat e vendosura nga inspektorët. Po ashtu, me zbatimin e ligjit do të falen edhe dënimet administrative (gjobat) automatike për mosdeklarim në afat, si dhe...
Burimi:
sot.com.al