Në tre muajt e parë u arketuan 13.3 % më shumë të ardhura

Në tre muajt e parë u arketuan 13.3 % më shumë të ardhura

Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2026, nga Tatimet dhe Taksat janë arkëtuar rreth 205.1 miliardë lekë, duke u rritur me 24 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose rreth 13.3% më shumë. Ministria e Financave thotë se në periudhën janar–mars plani u tejkalua, dhe ndikimi kryesor është dhënë nga TVSH-ja. Nga 77.7 miliardë lekë që ishin në total të ardhurat tatimore për këtë periudhë, 25.2 miliardë lekë u mblodhën vetëm nga tatimi mbi vlerën e shtuar, ose 19.4% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe afro 3.4 miliardë lekë mbi planin e parashikuar. Kjo vlerë lidhet kryesisht me rritjen e çmimeve, veçanërisht të karburanteve dhe fruta–perimeve, që nisën të shtrenjtohen pas konfliktit në Lindjen e Mesme. Pas...