Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet
Ndryshime të reja pritet të aplikohen në sektorin e turizmit, me qëllim rritjen e standardeve të strukturave akomoduese, formalizimin e tregut dhe garantimin e aksesit të lirë të qytetarëve në bregdet. Ndryshimet në ligjin “Për turizmin”, propozuar nga deputeti Taulant Balla, u diskutuan në komisionet parlamentare. Një prej ndërhyrjeve kryesore lidhet me klasifikimin e hoteleve dhe strukturave të tjera akomoduese, të cilat duhet të projektohen që në fillim sipas kategorisë dhe standardeve që synojnë të ofrojnë. “Ndërhyrjen në fazën e projektimit dhe të lejes së ndërtimit, në mënyrë që struktura akomoduese që ndërtohet, që në fillim të ndërtohet sipas standardeve të kategorive të synuara, duke shmangur ndërhyrjet korrigjuese pas përfundimit të investimit. Tani, ta themi troç: nuk mund të nisim një strukturë për pallat dhe...
Burimi:
javanews.al