“Ndikim negativ pritet nga rritja e çmimit të naftës”, Sejko: Ekonomia, në trend pozitiv
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti përfaqësues të Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare. Në takim Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar janë në një trend pozitiv zhvillimi. Megjithatë Guvernatori u shpreh se ekonomia mbetet e ndikuar nga pasiguria në kontekstin botëror. Rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore mund të ndikojë në nivelet e inflacionit dhe ritmit të rritjes ekonomike në vend. Gjithsesi Sejko u shpreh se efektet e goditjes pritet të jenë kalimtare dhe të mos lënë gjurmë afatgjata në trendet e zhvillimit të vendit.
Burimi:
javanews.al