‘Na kalbet malli”/ Divjaka del në tregje me pataten dhe qepën e hershme, fermerët: Jemi të detyuar ta heqim
Fermerët e zonës bregdetare të Divjakës këto ditë kanë filluar vjeljen dhe shitjen e patates dhe qepës së hershme. Aktualisht një kg qepë po tregtohet nga 35 deri në 50 lekë ndërsa një kg patate 40 deri 50 lekë në varësi të cilësisë. Sipas fermerëve ky çmim për kulturën e qepës nuk i justifikon shpenzimet, kjo për efekt dhe të motit të paqëndrueshëmt ç’ka ka ndikuar në uljen e rendimentit të këtij viti. Asbi Shuli fermer nga fshati Mizë në Divjakë shprehet se: “Nuk na leverdis me cmim 50 lek/kg. Tregu i brendshëm ka probleme”. “Prodhimi këtë vit është gjysmë për gjysmë. Faji është i plehrave dhe farëve që janë të skaduara. Na konkuron dhe malli që vjen nga jashtë me cmim më të lirë....
Burimi:
sot.com.al