Fluksi turistik shënon rekord të ri, në muajin korrik hynë mbi 2.8 milionë shqiptarë dhe të huaj, INSTAT raporton rritje me 6.1%
Fluksi turistik dhe lëvizja e shtetasve në Shqipëri kanë shënuar nivele rekorde gjatë muajit korrik 2026. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), mbështetur në të dhënat administrative të Policisë së Shtetit, në territorin shqiptar kanë hyrë gjithsej 2.826.615 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 6,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në mënyrë të ngjashme, numri i daljes së shtetasve ka arritur në 2.661.504 persona, me një zgjerim prej 3,3 % në krahasim me korrikun e vitit 2025. Statistikat e INSTAT-it tregojnë se motori kryesor i kësaj rritjeje mbetet turizmi i huaj, ku 99 % e hyrjeve të vizitorëve ndërkombëtarë janë kryer për qëllime personale (pushime, vizita familjare dhe tranzit). “Gjatë muajit...
Burimi:
javanews.al