Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi: Aksi Milot–Balldren, korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vlerësoi sot projektin pas shpalljes së fituesit për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke e cilësuar si një investim me rëndësi të jashtëzakonshme për qarkun e Lezhës, qarkun e Shkodrës dhe për të gjithë veriun e vendit. Sipas Nufit, ky është një investim strategjik që dëshmon vëmendjen ndaj zhvillimit të zonave me potencial të madh ekonomik dhe social. “Po shohim konkretizimin e një vizioni që synon të lidhë më mirë komunitetet, të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim”, shkruan ministri Nufi në reagimin e tij. Ai thekson se, përmes investimeve të tilla po përmbyllen akse rrugore me rëndësi jetike, të cilat u japin më shumë perspektivë rajoneve të vendit, ndërsa e konsideron aksin Milot–Balldren...
Burimi:
kohajone.com