PS ‘shkrin’ 15 bashki, PD propozon 100, çfarë po ndodh me Reformën Territoriale, HARTA E RE e Shqipërisë ‘ndez’ protesta
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Fillimi i muajit gusht e ka gjetur Shqipërinë mes pikëpyetjeve lidhur me hartën e re territoriale. Mbyllja e punimeve të Komisionit për Reformën Territoriale në seancën e 27 korrikut në Kuvend, hapi një valë protestash në gjithë vendin ku gjithçka 'luhet' me numrin e bashkive. Shqiptarët ndodhen përballë dy drafteve për Reformën Territoriale, një nga PS dhe një nga PD, ku konsensusi duket shumë larg, me mazhorancën që propozon 46 bashki nga 61 që janë aktualisht dhe me opozitën që kërkon 39 bashki të reja. DY DRAFTE: Propozimi i Partisë Socialiste synon të ketë më pak bashki, por me territore më të mëdha, ku brenda tyre do të ketë qytete dhe njësi administrative që do të menaxhojnë më afër shërbimet për banorët. Sipas draftit,...
Burimi:
zeri.ai