Vritet influencerja “live” në TikTok. Arrestohet bosi i drogës në Meksikë, viktima e dashura e djalit të tij
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit kryesorë të Kartelit Jalisco New Generation, i cili akuzohet se ka urdhëruar dy vrasje që tronditën opinionin publik në Meksikë. Operacioni u zhvillua të enjten nga forcat speciale në shtetin e Jalisco. Gjatë ndërhyrjes u vra një anëtar i ekipit të sigurisë së të dyshuarit. Sekretari federal i Sigurisë, Omar García Harfuch, deklaroi se arrestimi përbën një goditje të rëndësishme ndaj një prej strukturave kriminale më të dhunshme në vend. Sipas tij, “El R1”, i cili ishte liruar nga burgu në vitin 2022, dyshohet se ka organizuar disa akte të rënda dhune në rajon. Një nga krimet për të cilat akuzohet lidhet me vrasjen e influencueses 23-vjeçare Valeria...
Burimi:
kohajone.com