Katastrofa natyrore e zjarreve bën gjetjen historike në Francë. Zbulohet arsenali i armëve të Luftës së Dytë Botërore

Katastrofa natyrore e zjarreve bën gjetjen historike në Francë. Zbulohet arsenali i armëve të Luftës së Dytë Botërore

Zjarret masive në jug të Francës kanë nxjerrë në dritë një zbulim të papritur: rreth 400 predha dhe municione historike të varrosura prej dekadash në zonën e fshatit Le Porge, në rajonin Gironde. Sipas autoriteteve lokale, shpërthimet e dëgjuara gjatë zjarrit, të cilat fillimisht u menduan se ishin shkaktuar nga bombola gazi, mund të kenë ardhur nga municione të Luftës së Dytë Botërore, të aktivizuara nga temperaturat e larta, shkruan BBC. Kryetari i bashkisë së Le Porge, Martial Zaninetti, tha për median franceze France Info se gjatë natës së dytë të zjarrit u dëgjuan më shumë se 100 shpërthime, duke e krahasuar zhurmën me “tingujt e luftës”. Sipas kryebashkiakut, në territorin e komunës kishte depo municionesh të varrosura, por autoritetet nuk kishin dijeni për ekzistencën...