Skandali i kazinosë te stadiumi, kush fshihet pas 99% të aksioneve, ja e vërteta e “Venezuelianit çudibërës” te…

Skandali i kazinosë te stadiumi, kush fshihet pas 99% të aksioneve, ja e vërteta e “Venezuelianit çudibërës” te…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka rikthyer në vëmendje çështjen e aksioneve të kazinosë në Air Albania, duke ngritur akuza dhe pikëpyetje të reja lidhur me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama. Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Këlliçi pretendon se Olsi Rama dhe një shtetas i identifikuar si Gert Haka janë parë duke lëvizur në Tiranë me një automjet që, sipas tij, lidhet me kompaninë e aksionerit të kazinosë në Air Albania. Sipas Këlliçit, kjo ngjarje daton në vjeshtën e vitit 2025, periudhë kur një shtetas venezuelian mori në pronësi 99 për qind të aksioneve të kazinosë në Air Albania. Ai shpreh dyshime se shtetasi venezuelian nuk është pronari real i aksioneve, por një person i përdorur si përfaqësues formal....