Më pak njerëz, më shumë sigurime/ Enigma e tregut të punës në Shqipëri

Më pak njerëz, më shumë sigurime/ Enigma e tregut të punës në Shqipëri

Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë të gjitha në rënie njëkohësisht nga tkurrja dhe plakja e shpejtë e popullsisë, por megjithatë numri i personave me sigurime ka vijuar të rritet. Të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se numri total i të punësuarve me sigurime shoqërore në tremujorin e parë të vitit shënoi 764,507 me një shtesë prej 16,671 personash krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose rreth 2.23%. Gjatë vitit 2025, punësimi ka ndjekur një trajektore në rritje deri në tremujorin e tretë, ku arriti në 771,332 persona. Megjithatë, në tremujorin e katërt u vu re një rënie në 766,209, trend që ka vijuar edhe në fillim të vitit 2026 si rrjedhojë e karakteristikave sezonale, ku kërkesa për...