Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë 195 milionë euro
Edhe këtë verë, Shqipëria po vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për pushimet e qytetarëve të Kosovës. Përfaqësues të sektorit të turizmit dhe biznesit thonë se interesimi nuk ka rënë, ndërsa vlerësojnë se pas një periudhe kur shumë qytetarë provuan destinacione të tjera evropiane pas liberalizimit të vizave, një pjesë e madhe janë rikthyer sërish drejt bregdetit shqiptar. Krahas lidhjeve familjare e kombëtare, faktorë si çmimet, afërsia, infrastruktura rrugore dhe oferta turistike po përmenden si arsyet kryesore që Shqipëria vazhdon të tërheqë pushues nga Kosova. Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, vlerëson se qytetarët e Kosovës përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror. “Unë besoj që shqiptarët e Kosovës bëjnë mbi 50 për qind të numrit të...
Burimi:
javanews.al