Manifaktura po fiket, Shqipëria po humbet motorin e eksporteve; Alarmi i industrisë së veshje-këpucë
Nëse nuk veprohet me shpejtësi, Shqipëria rrezikon të humbasë një nga avantazhet e saj më të rëndësishme konkurruese. Por nëse ndërmerren politikat e duhura, kriza aktuale mund të shndërrohet në një mundësi për të transformuar industrinë prodhuese në një sektor më modern, më produktiv dhe më konkurrues, duke garantuar më shumë eksporte, më shumë vende pune dhe një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm për vendin… Nga Florian Zekja, përfaqësues i Manifakturës Të dhënat më të fundit të INSTAT konfirmojnë se industria e veshjeve dhe këpucëve vazhdon të ndjekë një trajektore shqetësuese. Në muajin qershor, eksportet e sektorit shënuan një rënie prej 3.8%, pas tkurrjes rekord prej 14.2% të regjistruar në muajin maj. Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rënia kumulative ka arritur në 6.7%,...
Burimi:
syri.net