“Ligjet” miratojnë marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës–Rinas, punimet nisin në shtator

“Ligjet” miratojnë marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës–Rinas, punimet nisin në shtator

Komisioni i ligjeve miratoi marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas. Kalimi nga projekti fillestar me trena me karburant, në trena elektrikë kushton rreth 22 mln euro, nga të cilat gjysmat do të jenë grant nga Bashkimi Evropian. “Mbështetet nga 11.5 mln euro, plus 50% e vlerës totale të investimit pwr elektrifikimin mbështetet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet kornizës së Ballkanit Perëndimor. Pra me një vlerë prej pothuajse të njëjtën vlerë në formën e grantit për këto punime të cilat vetëm do t’i përmendim për efekt informacioni: elektrifikimin e plotë të segmentit hekurudhor Durrës-Tiranë, të degëzimit të ri drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, furnizimin me pajisje elektro-hekurudhore, ndërtimin e instalimit të sistemit të takmarrjes që është linja elektrike që furnizon...