Atletico bëhet gati të shesë Alvarez por vetëm tek Arsenal, sulmuesi do të presë Barçën deri më 1 shtator

Atletico bëhet gati të shesë Alvarez por vetëm tek Arsenal, sulmuesi do të presë Barçën deri më 1 shtator

25 Gusht 2026 12:25 Telesport Atletico Madrid duket se më në fund është dorëzuar në lidhje me çështjen “Julian Alvarez”. Skuadra spanjolle është gati të lërë të lirë sulmuesin argjentinas për 130 milionë euro, lajm që është konfirmuar nga “The Athletic”. Sulmuesi argjentinas është në qendër të një tërheqjeje litari me Atlético Madrid, një situatë që tani duket se po shkon përtej aspektit sportiv. Lojtari ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Colchoneros” dhe nuk e ka fshehur kurrë interesin e tij për Barcelonën, e cila konsiderohet destinacioni i tij i preferuar. Ky pozicion bie ndesh me atë të Atletico, ku janë të vendosur të mos lehtësojnë një transferim në Katalonjë. Atlético Madrid thuhet se ka qenë i hapur vetëm për mundësinë e...