Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste
Kursi mesatar i anëtarëve në fondet e pensionit privat ngelet në nivele ende shumë modeste. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit të kaluar, çdo kontribuues zotëronte mesatarisht 200 mijë lekë ose rreth 2070 euro asete neto në llogarinë e fondit të pensionit. Ky tregues është rritur me afërsisht 11% krahasuar me një vit më parë. Shqipëria ka tashmë mbi 49 mijë individë që investojnë në një pension privat, për një vlerë neto të aseteve prej rreth 9.9 miliardë lekësh. Numri i kontribuuesve përbën rreth 6.5% të numrit të individëve që kontribuojnë në skemën shtetërore të pensioneve. Edhe për pjesëmarrësit në këto skema, kontributet mesatare janë ende në vlera modeste, siç dëshmohet nga treguesi i aseteve neto për anëtar....
Burimi:
sot.com.al