Kompanitë e naftës kërkojnë 12 mln euro dëmshpërblim nga qeveria për llogaritje të gabuar të çmimit

Kompanitë e naftës kërkojnë 12 mln euro dëmshpërblim nga qeveria për llogaritje të gabuar të çmimit

Ashtu siç paralajmëruan rreth dy muaj më parë, kompanitë e naftës kanë paditur në Gjykatën Administrative qeverinë, pasi kërkesa e tyre për rishikimin e metodologjisë së llogaritjes së çmimit të naftës gjatë periudhës së funksionimit të Bordit të Transparencës nuk u mor parasysh. Burimi nga tregu i hidrokarbureve konfirmuan për Monitor se paditë pranë Gjykatës Administrative janë paraqitur veçmas nga 8 operatorë dhe lidhen me humbjet që, sipas tyre janë shkaktuar nga mënyra e llogaritjes së çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës. Në total, operatorët kërkojnë rreth 11,8 mln euro dëmshpërblim për dëmet që pretendojnë se u janë shkaktuar nga llogaritja e çmimeve nën kosto nga Bordi i Transparencës. Rreth 1 muaj pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, që solli rritje të...