Kërkimi, vetëm 1.5 euro për frymë për teknologjinë dhe shëndetësinë, sa 3.7% e mesatares së BE-së

Kërkimi, vetëm 1.5 euro për frymë për teknologjinë dhe shëndetësinë, sa 3.7% e mesatares së BE-së

Shqipëria rezulton të ketë rritur fondet që jep nga buxheti për kërkim zhvillim gjatë vitit 2025-s, por pjesa më e madhe e tyre duket se po shkon për universitetet dhe OJF-të, dhe vetëm një pjesë shumë e vogël po përdoret për dy elementë shumë të rëndësishëm: prodhimin industria dhe teknologjinë dhe për shëndetësinë. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat. Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2025 u dhanë nga buxheti 81.4 milionë euro për kërkim zhvillim, ose 0.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mesatarja e bashkimit Europian për këtë tregues është 0.69% e PBB-së. Treguesi i Shqipërisë në raport me PBB-në është 0.3% e PBB-së, nga 0.69% e mesatares europiane. Në këtë nivel, Shqipëria renditet e shtata më e ulët për vendet e raportuara, ndërsa...