Ke më shumë se një shtëpi?/ Ja si do të taksohesh me skemën e re

Ke më shumë se një shtëpi?/ Ja si do të taksohesh me skemën e re

Drafti për taksimin e pasurive të paluajtshme, parashikon një lehtësi fiskale për banesën e parë të banimit. Formula e re për taksimin e ndërtesave që përdoren për banim, propozuar nga Ministria e Financave, parashikon që për shtëpinë e parë të banimit detyrimi i taksës do të llogaritet mbi 50% të vlerës të saj. Ndërsa për shtëpitë e dytë apo të tretë të banimit nuk parashikohet zbritje të vlerës së shtëpisë. Banesa do të taksohet mbi vlerës e plotë. Po ashtu shkallë e taksës propozohet nga 0.1 deri në 0.2% të vlerës nga 0.05% që është në fuqi. Shkalla e taksës së propozuar për kategorinë e ndërtesave të banimit rritet nga 2 deri në 3 fish nga sa aplikohet. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë...