Karburanti në Shqipëri më i shtrenjtë se në BE, qytetarët paguajnë 10.5% më shumë

Karburanti në Shqipëri më i shtrenjtë se në BE, qytetarët paguajnë 10.5% më shumë

Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat, i cili mat indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Power Parities – PPP). Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave. Për Shqipërinë, indeksi për grupin “Karburante dhe lubrifikantë për mjetet private të transportit” ishte 110.5%, që do të thotë që për të blerë të njëjtën sasi karburanti, që një qytetari në BE do ti duheshin 100, një përdoruesi shqiptar të automjeteve do ti duheshin 110.5 euro. Në terminologjinë e Eurostat, kjo kategori përfshin: benzinën, naftën,...