Karakaçi: Porto Romano projekt gjeostrategjik. OSHEE ka investuar 32 milionë euro në 4 qarqe të veriut
Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar sot marrëveshjen për ratifikimin e financimit të projekteve që synojnë përmirësimin e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në veri të vendit, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019. Gjatë fjalës së tij, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për modernizimin e sektorit energjetik dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike. “Është kënaqësi sot për mua të vij të paraqes këtë marrëveshje shumë të rëndësishme që ka të bëjë me përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në veri të Shqipërisë,” – u shpreh Karakaçi. Ministri theksoi se objektivat kryesore të marrëveshjes janë rritja e sigurisë teknike të rrjetit, garantimi i furnizimit...
Burimi:
javanews.al