Ja sa po humbin shqiptarët nga lufta në Lindjen e Mesme

Ja sa po humbin shqiptarët nga lufta në Lindjen e Mesme

Lufta e Iranit nuk do të reflektohet vetëm në çmimet e karburanteve dhe ushqimet. Ajo pritet të ndikojë në likuiditetin e ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar një reagim zinxhir me rënien e punësimit, rritjen e varfërisë dhe tkurrjen e aktivitetit ekonomik. Manuali kuantik i ekonomisë shqiptare: “Superpozimi” i Buxhetit: Në fizikën kuantike, një grimcë mund të jetë në dy vende njëkohësisht. Në realitetin shqiptar, dhe aq më tepër në raste krizash, paratë e buxhetit të shtetit janë në një gjendje superpozimi: Ato janë aty kur duhet të investohet në fasada apo tendera urgjentë si rrugë, ura, etj., por nuk janë aty kur duhet të amortizohet rritja e çmimit të bukës apo naftës nga lufta. “Efekti i Vëzhguesit”: Buxheti ndryshon gjendjen vetëm kur vëzhgohet nga opozita ose mediat; sapo kamera fiket, ai kthehet...