Investimet e huaja, Strategjia: Të orientohen drejt prodhimit, jo pasurive të paluajtshme
Shqipëria duhet të tërheqë më shumë investime në industri, teknologji dhe prodhim, ndërsa një pjesë e madhe e kapitalit vazhdon të shkojë në pasuri të paluajtshme. Kjo është një nga pikat që del nga Strategjia Kombëtare për Industrinë 2026-2030. Dokumenti vlerëson se mënyra si financohet ekonomia sot nuk po ndihmon mjaftueshëm zhvillimin e sektorëve prodhues. “Struktura aktuale e financimit në ekonominë shqiptare karakterizohet nga një orientim i kufizuar drejt sektorëve prodhues. Sistemi bankar mbetet konservativ dhe i orientuar kryesisht drejt sektorëve me risk më të ulët, si ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ndërkohë që investimet në industri dhe teknologji mbeten të nënfinancuara”, thuhet në strategji. Qeveria synon që në vitet e ardhshme investimet të drejtohen më shumë drejt aktiviteteve që prodhojnë mallra, rrisin eksportet dhe...
Burimi:
syri.net