Indeksimi i pensioneve nis më 1 korrik, ministrja Ibrahimaj tregon përfituesit dhe detajet
”Pensionet do të indeksohen me 2.7 për qind nga data 1 korrik”, bëri me dije ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj për gazetarët pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. ”Sot miratuam vendimin për indeksimin e pensioneve për vitin 2026. Është një vendim që e rikthen procesin në shtratin normal që ka pasur”, u shpreh ministrja. Ibrahimaj kujtoi se gjatë vitit 2022, për shkak të krizës energjetike, pensionet u indeksuan dy herë, në muajt prill dhe tetor. ”Që prej këtij viti, nga data 1 korrik 2026, do të indeksojmë pensionet me 2,7%. Ky indeksim përfshin të gjitha pensionet e pleqërisë, pensionet e veçanta, si edhe përfitimet e barrëlindjes”, tha Ibrahimaj. Nga ana tjetër, ministrja nënvizoi edhe se nga kjo masë do të përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë,...
Burimi:
kohajone.com