Guvernatori Sejko: Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit

Guvernatori Sejko: Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit

Guvernatori Gent Sejko është shprehur se Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%. Komentet i bëri gjatë një konference për media mbi vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Sejko tha gjithashtu se rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, për shkak të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit dhe luftimeve në Lindjen e Mesme, do të ndikojë edhe në rritjen e inflacionit në Shqipëri. Po ashtu, Sejko tha se rritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare do të sjellë edhe ngadalësim të rritjes ekonomike në Shqipëri. Zgjatja e kësaj ‘krize’, sipas Sejkos do të varet nga zgjatja e luftimeve në Lindjen e Mesme. “Fokusi i këtij raporti ishte ndikimi që do të ketë ekonomia...