‘Pa kanalizime dhe pa rrugë’, deputeti denoncon problematikat në Lushnjë
Deputeti Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër problematikë që prek Lushnjën. Problematika e radhës që sjell deputeti janë kanalizimet. Deputeti ka publikuar videon ku tregon ujërat e zeza që kalojnë përmes rrugës si dhe infrastrukturën e dobët që karakterizon zonën. “Nuk hyhet në Europë me Propagandë! Të gjitha punët bëhen sa për sy e faqe dhe vetëm për propagandë ku lekët e Lushnjarëve i ka marrë uji i përroit që kaq bukur bashkohet me halet e lagjeve që s’kanë kanalizime. Ne pastrojmë vetëm në qendër aty ku kap syri, por sa shkëputet syri batërdi e kafshëri si pyll amazone. Ne llafe kemi plot, punë të parë propagandë”, denoncon Korreshi.
Burimi:
sot.com.al