PAMJET/ Edi Rama nis pushimet, kryeministri shfaqet me skaf në Dhërmi

PAMJET/ Edi Rama nis pushimet, kryeministri shfaqet me skaf në Dhërmi

Edi Rama DHËRMI-Pushimet e verës kanë nisur zyrtarisht edhe për politikën, pas përfundimit të sesionit parlamentar. Kryeministri Edi Rama në pamjet e fundit të ndara në rrjete sociale nga faqja “Antidroga”, shihet duke lëvizur me skaf në Dhërmi. Në pamjet e publikuara kreu i qeverisë shihet me kapele dhe syze dielli në shoqërinë e familjes së tij. Pamjet vijnë teksa vendi shënon 66 ditë protestë kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe politikës në vend, ndërsa prej disa ditësh tubime janë zhvilluar edhe kundër propozimeve për Reformën Territoriale.