Gushti nis me thellim të rënies së Euros në kursin ndaj Lekut

Gushti nis me thellim të rënies së Euros në kursin ndaj Lekut

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 93.36 lekë, niveli më i ulër i të gjitha kohërave. Që nga fillimi i vitit 2026, kursi i Euros me Lekun ka rënë me 3.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i Euros ka arritur në 4.15%. Agjentët e këmbimit valutor besojnë se rënia e Euros në këtë periudhë i detyrohet kryesisht efektit të sezonit veror. Piku i sezonit turistik shoqërohet me rritje të flukseve valutore hyrëse, që zakonisht gjatë muajve të verës sjellin edhe rënie të kursit të këmbimit Euro-Lek. Në të dhënat historike,...