Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Prej dy javësh kryeqyteti është përfshirë nga protestat qytetare, të cilat nisën si një kundërshtim i projektit turistik në Zvërnec dhe tashmë po zgjerohen, duke u ndalur te qeverisja. Protestat janë paqësore dhe pa tension, por ato e kanë kthyer Shqipërinë në qendër të mediave ndërkombëtare, të cilat po pasqyrojnë zhvillimet e përditshme. Në këtë realitet kur sektori sapo ka ndezur motorët e sezonit turistik, ministri i linjës Blendi Gonxhja në një intervistë për emisionin “E-Zone” thotë se ky nuk është marketingu i duhur. “Kemi hyrë në një sezon ku shifrat po na jepnin pritshmëritë se do të jetë një sezon i mbarë dhe shumë i mirë. Shifrat e majit na konfirmuar se ardhjet e të huajve ishin në numër rekord me rritje dyshifrore. Rezervimet...