Bypass-i i Tiranës, ARRSH tenderon fazën 3 për rreth 16 mln euro
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) hapi këtë të hëne procedurën e prokurimit për ndërtimin e segmentit Kashar – Nyja Vaqarr, Faza III, me fond limit prej rreth 1.5 miliardë lekësh (afërsisht 16 milionë euro) duke avancuar me projektin e të Bypass-it të Tiranës. Sipas dokumenteve projekti lidhet me zhvillimin e nyjës së Kasharit, e cila është konceptuar për t’i dhënë akses të drejtpërdrejtë rrjetit të autostradave zonës me rritjen më të shpejtë të aktiviteteve industriale dhe tregtare në periferi të Tiranës. Aktualisht, bizneset dhe automjetet që operojnë në këtë zonë mbështeten kryesisht në rrugët dytësore përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, duke krijuar ngarkesë të lartë trafiku. Bypass-i i Tiranës do të lidhë dy korridoret kryesore të transportit, Korridorin Adriatiko-Jonian dhe Korridorin VIII, ndërsa synon të largojë trafikun transit nga...
Burimi:
syri.net